Nëse ju ndiheni pak të dehur gjatë ditës së sotme atëherë këto fotografi mund të të ndihmojnë të ndiheni më të qetësuar për të vërejtur edhe në largësi mrekullitë natyrore.
Është Helen Bjorsdottir e cila jeton në Rejkjavit të Islandës që e kalon jetën e saj e mbërthyer në një shpellë e që e cila aspak nuk e shqetëson përkundrazi ajo adhuron një jetë të tillë, transmeton Klan Kosova.
Ajo është profesionale e cila punon si eksperte e shpellave të akullta, që vlerëson dhe analizon sigurinë e shpellave mahnitëse të Islandës para se të vijë ndonjë turistë brenda tyre.
Helen është gjithashtu një fotografe e mahnitshme e që së fundmi ka lëshuar për publikun në mbarë botën një sërë imazhesh të mrekullueshme të vendit të saj ku vet ajo punon, transmeton Klan Kosova.
Sipas Helen këto shpella asnjëherë nuk kanë pamjen e njejtë të paktën për 2 ditë rresht ato gjithnjë pësojnë ndryshime.