Lajmet e fundit

MTI-ja mbyll sytë para monopolit në kontrollin e naftës

Tregu i karburanteve, kaotik dhe i rrezikshëm

Vetëm një laborator i autorizuar për mbikëqyrjen e cilësisë

Sipas burimit të gazetës, edhe laboratori i autorizuar “KosovaLabi” është jokonform kritereve të duhura për mbikëqyrjen e cilësisë, pasi që i njëjti laborator nuk i ka të kalibruara pajisjet. “Ndonëse MTIja e di këtë, kjo kompani vazhdon të pajisë bizneset me dokumentacionin për cilësinë, edhe pse pajisjet janë të pakalibruara”, ka thënë burimi i gazetës

Cilësia e dobët e derivateve të naftës që vijnë nga importi, vazhdon edhe me Qeverinë aktuale. Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve dhe analistë të ekonomisë bëjnë përgjegjës institucionet shtetërore, veçanërisht MTI-në për këtë gjendje të rëndë. Për momentin, në dispozicion të shtetit është vetëm një laborator gjysmak i licencuar nga MTI-ja, që e mbikëqyr cilësinë e derivateve. Naftëtarët ankohen se ka qenë ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, që e pati nisur para një viti shumë furishëm punën, por, sipas tyre, ajo u ndal sapo preku interesat e politikës së lidhur me bizneset e dyshimta. Burime nga MTI-ja thonë se në për momentin në MTI ka monopol, pasi është vetëm një laborator i kompanisë “Kosova- Labi”, që është i autorizuar të bëjë mbikëqyrjen e cilë- sisë së derivateve që importohen në Kosovë. Ky burim njoftoi në kushte anonimiteti se dy laboratorët e tjerë, të kompanive “Ex-Fisi” dhe “SierraLab”, nuk janë të autorizuar që të mbikëqyrin cilësinë e derivateve, që importohen… (Më gjerësisht mund t’a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)

Leave a Reply

Your email address will not be published.