Muhamet Mustafa, deputet i Parlamentit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
“Ajo seancë paraqet dhembje të shtetndërtimit dhe shumë probleme me të cilat ballafaqohet Kosova”, tha ai për KlanKosovën.
Veprimet e deputetëve nga partitë opozitare në seancën e fundit të kuvendit, Mustafa ka thënë se janë të papranueshme, pasi askush nuk ka të drejtë që të ia ndalë fjalën askujt.
“Problemi i tyre ishte ‘Zajednica’, por kjo punë duhet të diskutohet në kuvend, dhe nëse kuvendi merr vendim që të tërhiqet nënshkrimi nga çfarëdo marrëveshje, atëherë ashtu do të bëhet, por jo në këtë formë”, ka thënë Mustafa.
Madje, ai ka thënë se puna e Kuvendit nuk duhet të pengohet as në kohë të luftës, ndërsa shton se nuk do të lejojnë që në Kuvendin e Kosovës të ketë anarki dhe uzurpim.
“Hedhja e gazit në parlament është gati në kufijtë e akteve terroriste”, ka deklaruar Mustafa. “Ajo çka po ndodh në Kosovë, çon ujë tek Vuçiqi”.