Lajmet e fundit

Muharrem Nitaj i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit!

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, i cili sot tha se gazi lotsjellës nga opozita po përdoret për zgjedhje të reja e jo për marrëveshje. Nitaj në një prononcim për Gazetën Blic ka theksuar se Hashim Thaçi po e përdor sulmin si mbrojtjen më të mirë.

Sipas tij, Hashim Thaçi më mirë do të ishte sikur të fliste për marrëveshjet dhe përmbajtjen e tyre…, se sa ta akuzoj opozitën se po do zgjedhje të reja.

Kjo është deklarata e plotë e Nitajt e dhënë për Gazetën Blic:

Jo gjithmonë sulmi është mbrojtja më ë mirë. Zvkryeministri Thaçi, gjithmonë e ka pasur sulmin si pjesë të veprimit të vet për tu mbrojtur. As kjo nuk është diçka e papritur. Është një përpjekje dëshpëruese e tij,  që humbjen ta kthejë në fitore.

Më mirë do të ishte sikur Thaçi të fliste për marrëveshjet, për përmbajtjen e tyre, për mënyrën dhe formën se si u përgatitën dhe se si u nënshkruan, se kush ishin sponsorizuesit e kush i caktoi rregullat e lojës, dhe më në fund nëse këto marrëveshje janë në kundërshtim me kushtetutën dhe interesat e vendit, se sa të akuzoj opozitën se po do zgjedhje të reja.

Është e mundur që qeverisja e keqe edhe mund të imponoj zgjedhje të reja, por më mirë do të ishte që qeveria të bëhej e përgjegjshme dhe funksionale, në mënyrë që vendi të ketë zgjedhje të rregullta.

Po kështu siç po vepron kryeministri dhe zëvendësi i tij, në këtë vend gjithçka është e mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.