Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka treguar se protesta e 9 janarit, e thirrur nga Opozita, do të jetë e qetë, raporton Gazeta Blic.
Ai në një prononcim dhënë Gazetës Blic, ka vlerësuar se nuk ka ndonjë arsye që situata të vijë deri te eskalimi.
“Nuk ka asnjë arsye që protesta të jetë e dhunshme dhe të eskalojë. Mendoj që kundërshtimi qyetar ka qenë goxha i madh, aq sa për t’i dhënë mundësi kryeministrit të reflektojë”, ka theksuar Nitaj.
Megjithëkëtë, ai ka thënë se nuk e di nëse kjo është protesta, e cila do ta rrëzojë përfundimisht qeverinë e Isa Mustafës. E rëndësishme sipas tij, është se qytetarët kanë nisur të llogaridhënie prej pushtetit.
“Nuk e di nëse kjo do të jetë protesta vendimtare apo jo. Kryesorja është se orteku i pakënaqësisë qytetare ka filluar dhe ata i kërkojnë reflektim dhe llogaridhënje qeverisë. Ajo nuk mund të bëhët sikur nuk ka ndodhur asgjë. Lidërët e një vendi duhet të kenë përgjegjësi dhe ta vlerësojnë momentin se kur duhet të tërhiqen. Edhe sikur të mos ishte çështja e marrëveshjeve fare, Kryeministri ka plot arsye të tjera për të dhënë dorëheqje”, ka thënë Nitaj.
Krejt në fund, anëtari i Kryesisë së AAK-së, ka treguar se Opozita nuk do të ndalet me kaq, përkundrazi, ajo do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të saj.
Protesta e thirrur nga Opozita, pritet të mbahet më 9 janar (të nesërmen), duke filluar nga ora 14:00./GazetaBlic/