Lajmet e fundit

Muharremi: Nuk besoj që Kosova do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet

Njohësi i Integrimeve Evropiane Shenoll Muharremi, në një prononcim  për Gazetën Blic, ka thënë se nuk beson që gjendja do të vijë deri aty, që marrëveshjet Kosovë-Serbi të anulohen.

Sipas tij, është e ditur që marrëveshjet duhet të përputhen me ligjet e Kosovës dhe një gjë e tillë mudne dhe të vërtetohet nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese mund të kërkojë të ndryshohen provizione të ndryshme, por nuk besoj që do të kërkojë pezullimin e marrëveshjes. Ndikimi në MSA nuk besoj që do të ketë në këtë fazë, për shkak se nuk besoj që situata do të përshkallëzohet deri në atë masë sa që Kosova t’i anulojë të gjitha marrëveshjet. është normale, dhe gjithashtu pjesë e marrëveshjes, që pikat e ndryshme të marrëveshjes të jenë në harmoni me ligjet e Kosovës dhe gjithashtu kjo mund të vërtetohet nga Gjykata Kushtetuese, pra kjo është e paraparë me vetë marrëveshjen”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Muharremi ka shtuar më pas, se nuk është diçka e madhe nëse Kosova kundërshton ndonjë pikë të marrëveshjes.

“Por gjithashtu, nuk bëhet nami nëse Kosova kundërshton ndonjë pikë apo marrëveshje, për shkak se ajo mund të ri-negociohet. është mirë të mësojmë nga këto raste. Marrëveshjet para se të nënshkruhen, duhet të diskutohen përbrenda akterëve vendorë e pse jo edhe të vërtetohen në Gjykatë Kushtetutese, në mëenyrë që të mos krijohen probleme si kjo”, ka thënë ai.

Siç është shprehur ai, në procesin e dialogimit, nuk ka qenë transparent as Qeveria, por as edhe vetë BE-ja. Ai mendon se Qeveria duhet të përpiqet që të rezultojë sa më gjithpërfshirëse në këtë dialog.

“Dialogu dhe marrëveshjet e arritura Kosovë-Serbi, tashmë janë të ankornuara në rrugëtimin edhe të Kosoves edhe Serbisë, drejt BE- së, respektivisht në Kapitullin 35 për Serbinë dhe në MSA për Kosovën.
Padyshim qe procesimi i dialogimit nuk ka qenë aspak transparent, as nga Qeveria, as nga BE-ja dhe kjo nuk do mund të ndodhte me një vend të BE-së pa pasoja. Nëse ka diçka që na shqetëson tepër dhe që disa grupacione politike kanë shqetësime të mëdha, është mirë që të diskutohet për to. Qeveria është mirë të reflektojë dhe të bëjë përpjekje për çasje sa më gjithpërfshirëse në dialog, si dhe konsultimet të bëhen para, jo pas nënshkrimit të marrëveshjeve në të ardhmen”, ka përfunduar Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.