Lajmet e fundit
Muharremi: Peja do të zhvillohet në bujqësi e turizëm

Muharremi: Peja do të zhvillohet në bujqësi e turizëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Pejës, Hivzi Muharremi, në një intervistë për “Kosovapress” ka thënë se nëse do ta marrë pushtetin në këtë Komunë, në programin e tij e ka paraparë që të bëjë ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat.

Muharremi ka thënë se përparësi do t’i jep sektorit të bujqësisë dhe turizmit, me të cilat, sipas tij, do ta rris numrin e vendeve të punës si dhe zhvillimin e ekonomisë.

“Kur e them në zhvillimin e bujqësisë, fjala është gjenerimi i vendeve të punës. Dhe, sipas projektit tonë, sipas planit tonë, nëse një prodhues, njëri i cili e hap një ndërmarrje do t’i punësoj dhjetë, ne do ta lirojmë edhe nga tatimi i pronës. Sa më shumë që punëson aq më shumë do të ketë lirime nga Komuna. Deri në 3 apo 5 vjet do të lirohet nga të gjitha ngarkesat, shpenzimet për buxhetin e Komunës e pas 3 vjetëve apo 5 vjetëve mandej fillon në mënyrë retroaktive që t’i paguaj ato obligimet e vjetra që i ka për ndërmarrje”, është shprehur ai.

Muharremi ka theksuar se do t’i kushtoj rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë dhe turizmit, në të cilin ka thënë se do ta investoj një shumë të madhe të të hollave nga buxheti i tërësishëm i Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.