Protesta e opozitës e cila erdhi si pasoj e arrestimit të deputetes të Kuvendit të Kosovës Donika Kadaj Bujupi, ka ngjallur shumë reagime dhe kundershti tek opozita në Kosovë. Arton Muhaxheri nga Vetëvendosje e cilëson arrestimin e deputetes Kadaj-Bujupi si të panevojshëm dhe provokim për situaten në vend, po ashtu Muhaxheri theksoj se Qeveria po tregon fuqi ndaj opozites dhe pafuqi ndaj Serbisë . “Koalicioni i Zajednicës ashtu sikur çdo ditë edhe sot tregoj fuqinë ndaj opozites ndërsa në vazhdimësi po e tregon pafuqinë ndaj Serbisë, ku Minstri Hoti u pengua nga serbet e pjeses veriore për ta bërë një vizit në atë pjesë të Kosovës përderisa veprimi i policisë nuk ishte hudhja me gazilotësjellës ndaj protestuesve serbe por heshtja dhe mosveprimi . Sot ky pushtet nuk ka arrestuar vetëm deputeten Donika Kadaj Bujupi , por ka arrestuar zërin qytetar, veprimin demoktratik dhe shprehjen e lire. Me arrestimin e znj. Kadaj Bujupi dhe përndjekjen e deputeteve të tjerë të opozites kjo qeveri po i jep sinjalet e fundit që nuk e ka gjatë qëndrimin në pushtet.”përfundon Muhaxheri