Lajmet e fundit

Muhaxheri paditet nesër: Ja çfarë kërkohet me këtë padi! (Video)

Avokati Arianit Koci, i cili e ka përgatitur padinë e Ramush Haradinajt kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhirit, ka deklaruar se i pari i Pejës i ka kaluar kornizat politike dhe ka hyrë në domenin juridik, duke bërë shpifje dhe fyerje ndaj klientit të tij.
Këto komente Koci i ka bërë në një intervistë në emisionin “Kontakt” në televizionin “Tribuna Channel”.

“Unë nuk i takoi mileut politikë, edhe pse mund ta kuptoj gjuhën politike. Por, Muhaxheri i ka kaluar kornizat politike dhe ka hyrë në domenin juridik, ka bërë shpifje dhe fyerje ndaj Hardinajt. Gjuha e tij e përdorur është e papranueshme”, tha Koci.

Ai theksoi se Gazmend Muhaxhiri ose po shpif, ose po bënë vepër penale. Sipas tij, nëse është e vërtetë ajo që thuhet, atëherë kryetari i Pejës po e fsheh krimin.

Në padinë që do të dorëzohet, do të kërkohet dëmshpërblim në të holla. Shuma ende nuk është caktuar, por ajo që dihet është se pavarësisht se sa do të jetë dëmshpërblimi që kërkon Ramush Haradinaj, i cili është dëmtuar shumë sipas Kocit, të hollat do të shkojnë për çështje humanitare.

Koci ka shtuar se padinë do të dorëzojë të mërkurën në Pejë dhe pret që Gjykata ta trajtoj me respekt të merituar, ashtu siç thotë ligji.

Ai ka folur edhe për rastin “Drenica”, ku ka thënë se në rastin e Sami Lushtakut, janë përdorur standarde të dyfishta, por beson që Lushtaku do të lirohet i pafajshëm.

Koci ka folur edhe për rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit, ku ai është avokat i Endrit Shalës.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.