Lajmet e fundit

Muja cakton nipin e tij si ushtrues detyre të drejtorit të arsimit në Prizren (Video)

Drejtoria e Arsimit në Prizren mbetet ndër më të diskutuarat në këtë komunë e kjo kryesisht për skandalet, në të cilat është përfshirë, raporton KTV.

Pasi iu caktua masa e paraburgimit prej 1 muaji drejtorit Nexhat Çoçaj, kryetari Ramadan Muja për zëvendësim të përkohshëm ka gjetur një nip të tij.

Ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar Simir Krasniqi, drejtor i shkollës së mesme të mjekësisë në këtë komunë, që opozita e vlerëson si nepotizëm.

Gjendja e arsimit, sipas Latif Dakajt të LDK’së në Prizren, ka degraduar në masë të madhe dhe për një gjë të tillë e bën fajtor kryetarin e komunës, Ramadan Muja.

Njëjtë shprehen edhe asamblistët e Vetëvendosjes, që bashkë me LDK’në, kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, ku ndër të tjera do të kërkohet fillimisht shkarkimi i drejtorit Nexhat Çoçaj.

Se i caktuari për ushtrues detyre është nip i kryetarit Muja e pranon edhe zëdhënësi i komunës, Ymer Berisha, por jo me lidhje të afërta familjare, siç pretendon opozita.

Drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj, të cilit iu ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, i është ndërprerë kjo masë nga Gjykata e Apelit.

 

http://www.dailymotion.com/video/x3ddhn3_nepotizmi-ne-pz_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.