Deklaratat se Mimoza Kusari-Lila mund të largohet nga AKR, dhe të formojë një parti të re , i ka hedhur poshtë anëtari i Kryesisë së AKR-së si dhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj.
Mulaj për ORAinfo, ka deklaruar se as që bëhet fjalë që Kusari-Lila të largohet nga AKR-ja.
“As nuk bëhet fjalë për ndonjë subjekt te ri. Znj. Kusari para katër ditësh e ka përfaqësuar AKR në kongresin e Liberalve Evropian”, ka thënë ai.
Ai është shprehur se partia në të cilën gjendet ai është duke punuar intensivisht për riorganizimin e partisë.
“Znj. Kusari gjithnjë ka shprehur mendimin e saj se si do te riorganizohej AKR. Ajo asnjëherë nuk ka menduar qe te ike nga AKR”, ka thënë Mulaj për ORAinfo, duke i shuar kështu zërat se Kusari-Lila do ta praktisë AKR-në për të hapur një subjekt të ri politik./ORAinfo/.