Lajmet e fundit

Mungesa e deputetëve opozitarë vështirëson punën e Komisionit

Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri kanë deklaruar se mungesa e deputetëve të opozitës në këtë komision po bën që puna të mos zhvillohet siç duhet.

Duke komentuar punën njëvjeçare, anëtarët e Komisionit deklaruan se punët në përgjithësi janë zhvilluar shumë mirë, por si sfidë u konsiderua mospjesëmarrja e anëtarëve të këtij komisioni nga radhët e opozitës.

Anton Çuni nga LDK-ja tha se mungesa e kolegëve nga opozita po i përgjysmon kapacitetet e Komisionit dhe po bën që të mos zhvillohet puna siç duhet në kohën kur siguria e Kosovës po kërcënohet.

Anëtarët nga radhët e Komisionit për Punë të Brendshme gjatë një konference rajonale në Beograd që është mbajtur me datën 26 dhe 27 nëntor të këtij viti janë trajtuar si delegacion i cili përfaqëson Kosovën.

Konferenca e mbajtur ka qenë një dialog rajonal parlamentar ku kanë marrë pjesë nëntë vende të rajonit me temën menaxhimi i migracionit, mbrojtja e refugjatëve dhe lufta kundër korrupsionit.

Këto i ka bërë të ditur deputeti Bojan Mitiq, i cili së bashku me Qerim Bajramin dhe Nur Çekun kanë qenë pjesëmarrës në këtë konferencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.