Në studimet e fundit, është vërtetuar se mungesa e vitaminës D, rrit pagjumësinë dhe shkakton mbipeshë.
Hulumtimi i publikuar në ‘Annals of the American Thoracic Society’, ka zbuluar se mungesa e vitaminës D është shkaktar për sëmundjet që përsëriten, ndërsa në raport thuhet se personat që kanë mungesë të vitaminës D kanë dhembje qafe dhe e kanë gjumin e çrregulluar.
Sipas autorit të hulumtimit, Ken Kunisaki, lidhja mes obezitetit dhe mungesës së vitaminës D mund të shpjegohet në shumë mënyra, njëra prej të cilave është edhe mungesa e aktiviteteve fizike të njerëzve me mbi peshë, si dhe kufizimi i tyre ekspozimit në diell.
“Edhe pse studimi ynë nuk ishte projektuar rreth të kuptuarit të idesë se pse njerëzit me mbipeshë kanë mungesë të vitaminës D, prap se prap rezultatet tona kanë sugjeruar se mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë obezitet dhe mund të përkeqësojë shëndetin në përgjithësi,” tha Kunisaki.
Prandaj, Kunisaki sugjeron që marrja shtesë e vitaminës D mund të parandalojë disa sëmundje, si dhe mund të parandaloje shtimin në peshë.