Lajmet e fundit
Mungon në seancë drejtori i PTK-së, dëshmitar kyç në gjykimin ndaj djalit të kryeministrit

Mungon në seancë drejtori i PTK-së, dëshmitar kyç në gjykimin ndaj djalit të kryeministrit

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dështuar ta njoftojë ish-drejtorin e Aeroportit, Agron Mustafa, se të mërkurën është dashur të paraqitet si dëshmitar në gjykimi ndaj djalit të kryeministrit, Besnik Mustafës dhe 6 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë të MTPT-së, për skandalin e Aeroportit.

Pavarësisht se Mustafa është figurë publike dhe dihet ku e ka zyrën, pasi që tash është kryeshef i PTK-së, Gjykata nuk ka arritur të bie në kontakt me të.

Ai është dëshmitar në rastin e skandalit të Aeroportit, ku janë të akuzuar 7 persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim, në mesin e tyre 2 ish-zyrtarë të Ministrisë së Transportit.

Ai madje ka pyetur nëse dikush mund t’ia sigurojë numrin e Agron Mustafës, çka gjatë seancës e ka bërë prokurori Ali Rexha.

Në këtë seancë megjithatë ka dëshmuar ish-sekretari i përhershëm i MTPT-së dhe ish-drejtori i aviacionit civil në ministrinë e udhëhequr atëkohë nga Fatmir Limaj.

Gashi ka thënë se nuk e di pse nuk është ekzekutuar garancioni në vlerë prej 500 mijë eurosh, kur në 2009-ën rreth 1 mijë e 600 udhëtarë kishin mbetur pa udhëtuar, për shkak të dështimit të fluturimeve të “PronAir”.

Por, ai ka treguar se ku është mbajtur garancioni.

“Ai garancion është ruajtur në sef të kabinetit të ministrit sepse është letër me vlerë”, ka thënë Skënder Gashi, ish-sekretar i Ministrisë së Transportit.

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe Avdi Kamerolli, që e ka udhëhequr departamentin ligjor, i cili ka thënë se ata nuk kanë menaxhuar me garancione të kompanive ajrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.