Lajmet e fundit

Murati: Diaspora shqiptare shtyllë e vendit tonë

Ministri i Diasporës, Valon Murati mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi “Migracionin e Punës dhe Qytetarinë Industriale Shqiptarët në lëvizje, identitet, zhvillim dhe qytetari”, ku në ceremoninë e hapjes si mysafir nderi shpalosi projektet e Ministrisë së Diasporës, dukë vënë theks të veçantë në vendosjen e frymës dhe politikave të bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe mërgatës.

“Duke qenë se ka qenë rrugë e gjatë dhe plotë mundime e sakrifica, rruga e shndërrimit nga një migrant pune në një njeri të suksesshëm, qoftë si njeri i shkencës, kulturës, artit apo biznesit, këta njerëz, ne nuk duhet t’i shohim si një komunitet që duhet ta shfrytëzojmë me përfitim të njëanshëm, siç ka ndodhë deri sot, por duhet ta shndërrojmë në një partner të zhvillimit të vendit”, tha Murati.

Gjatë kësaj konference organizuar nga Universiteti i New York Tirana dhe Universiteti i Prishtinës, me përkrahjen e agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Universitetit të Freiburgut, ministri Murati tërhoqi vëmendje në kapacitetin ekonomik të mërgatës tonë të cilët ndihmojnë me remitancat e shumta vjetore duke mbajtur një balancë të jetës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.