Kandidati i Lëvizjes për Bashkim për kryetar të Prishtinës, Valon Murati, me bashkëpunëtorë u takuan me qytetarë në kafiterinë “Papillon” në Prishtinë. Në këtë rast Murati i inkurajoi qytetarët që të dalin të votojnë më 3 nëntor.
Sipas tij, dalja e qytetarëve në zgjedhje kësaj radhe ka një rëndësi të veçantë, për arsye se Prishtina ka nevojë të madhe për energji të reja. Në vazhdim shtoi se ai dhe lista e Lëvizjes për Bashkim janë të vetmit që mund t’i japin freski dhe jetë qytetit të Prishtinës.