Lajmet e fundit
Murati takohet me qytetarë për kafen e mëngjesit

Murati takohet me qytetarë për kafen e mëngjesit

Kandidati i LB-së për kryetar të Prishtinës, Z. Valon Murati, së bashku me ekipin e tij, sot në mëngjes u takua me qytetarë përmes aktivitetit “Kafja e mëngjesit me qytetarë”. Në një atmosferë miqësore, qytetarët u njoftuan drejtpërdrejtë nga z.Murati me parimet themelore mbi të cilat do të ndërtohet qeverisja lokale nën udhëheqjen e tij. Parimet themelore të cilat i paraqiti kandidati para qytetarëve janë:

– Respektimi i ligjit;

– Puna e ndershme, e përkushtuar dhe e përgjegjshme dhe

– Pjesëmarrja e qytetarëve në qeverisjen komunale

Ky aktivitet u zhvillua në lokalin “Che Bar” tek kafet e vogla dhe u prit mjaft mirë nga qytetarët. Aktiviteti “Kafja e mëngjesit me qytetarë” do të vazhdojë çdo ditë në lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.