Lajmet e fundit
Murtezaj: Kosovës duhet t’i hiqen vizat me ose pa Demarkacion

Murtezaj: Kosovës duhet t’i hiqen vizat me ose pa Demarkacion

valon murtezajZëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se Kosova ka bërë progres në rrugën drejt integrimit evropian por, sipas tij, ky proces është i gjatë dhe i komplikuar.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Murtezaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian ta trajtojë në mënyrë të barabartë Kosovën, sidomos në aspektin e vizave.
Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës duhet t’u hiqen vizat pa marrë parasysh a votohet apo jo demarkacioni.
Sipas Murtezajt, kjo është detyrë e BE-së që duhet ta bëjë. Kurse sa i përket procesit të njohjeve, ai ka thënë se janë duke lobuar te pesëshja evropiane, në vendet afrikane dhe në vendet e Amerikës Latine.
Murtezaj ka thënë se në këtë drejtim mund të priten lëvizje pozitive. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ai ka thënë se prioritet mbeten Interpoli, UNESCO dhe Këshilli i Evropës.

2 comments

  1. Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

  2. Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.

Leave a Reply

Your email address will not be published.