Referendumi në Kosovë, është i diskutueshëm në aspektin kushtetues dhe mungon dhe mohohet si e drejt kushtetuese.
Referendumi është formë e deklarimit personal të qytetarëve(zgjedhësve apo trupit elektoral)për ndonjë efekt juridik të pushtetit (Kushtetutë,ligj,vendim) apo për ndonjë çështje tjetër për të cilën organi kompetent shtetëror duhet të marrë vendim pas deklarimit të qytetarëve apo zgjedhësve. Referendumi kushtetues paraqet formën më të rëndësishme të deklarimit të qytetarëve për miratimin e një akti juridik.
Referendumi apo plebishiti është një formë e ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë. Në këtë kuptim mund të thuhet se vetë referendumi mishëron realizimin e vlerave demokratike universale. Ai mund të iniciohet nga autoritetet politike si legjislativi, presidenti …
Legjislacioni i Kosovës do te hap dhe procedon ligjin për REFERENDUM Si dhe të insistoj fuqishëm sa me parë në këtë kërkesë që lidhet ngushtë me respektimin e principit të sovranitetit të popullit. Nga ana tjetër, dërgimi në popull u jep mundësi politikanëve për zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe jo vetem asaj, përfaqësuese.
Realisht me parime demokratike univerzale do të mundesohej shmangia apo evitimi i vështirësive dhe krizave politike të ngjajshme me këto çfarë jemi duke u perball në vendë.
Përparësitë kryesore të referendumit kushtetues konsistojnë në këto fakte: sigurimi i legjitimitetit popullor të kushtetutës, koncentrimi i sovranitetit tek populli, departizimi i kushtetutës, konsensusi i gjërë qytetar dhe popullor i kushtetutës, vendosja e drejtpërdrejt e qytetarëve për vlerat themelore të kushtetutës, qendrueshmerinë dhe vlefshmerinë afatgjate e kushtetutës, pamundësin e ndryshimit të kushtetutës për interesa të ngushta politike, dhe sigurimi i sistemit të qeverisjes së mirë, etj.
Plebishiti gjithashtu është një ndër format e realizimit të demokracisë së drejtëpërdrejtë,ndër mendimtarët ekzistojnë mendime të ndryshme për atë se a ka apo jo dallime në mes plebishitit dhe referendumit. Sipas disave ekzistojnë dallime sipas disave bëhët fjalë për mekanizëm të njëjtë demokracie.
Shkruan në profilin e tij :
Musa Gjakova – Mast. : Mardhanie ndërkomtare -diplomaci