Lajmet e fundit

Mushkolaj: Kisha me u befasu në qoftë se vazhdohet me koalicionin PDK-LDK!

I ftuemi i pare ne emisionin Rrokum Roll ishte gazetari Imer Mushkolaj.

Ne pyetjen e moderatorit Jupolli, se si e vlereson kete vit, Mushkolaj tha se ky vit ishte vit i bllokimit sepse, simbas tij, nuk ka pase zhvillime as ne Kuvend e as ne sfera tjera.

“Opozita e ka bllokue Kuvendin veç tre muej, ndersa pushteti e ka bllokue vet-veten. Bllokimi i ka sherbye koalicionit qeveritar per me i arsyetue deshtimet e veta”, tha Mushkolaj.

Simbas Mushkolajt, pushtetaret po shfaqin tendence per me i mbush institucionet  e shtetit me militantet e partive te tyne.

“Kisha me u befasue nese kishte me vazhdue ma tutje koalicioni”, tha Mushkolaj, tue diskutue per prishjen e mundshme te koalicionit ne fillimet e vitit te ardhshem.

“Nuk munden me mbete zgjedhjet-zgjidhje nese nuk zgjedhen dy kauzat qe i ka ngrite opozita”, vleresoi Mushkolaj, tue vazhdue se edhe nese shkohet ne zgjedhje te reja dhe nuk zgjidhen kauzat, perseri ka me pase bllokade.

“Keta njerez e kane ne fokus poziten e vet”.

E simbas Mushkolajt, asht e turpshme situata me u zgjidhe nga dikush jashte vendit tone, edhe pse per momentin e sheh kete si zgjidhje te vetme. Tue diskutue per kete teme, ai e permendi viziten e Sekretarit Amerikan John Kerry, per te cilin tha se nuk iu ndigjuen keshillat e tij.

“Asht e vertete qe na mundemi me jetue pa liberalizim, por ju jeni aty, qe paguheni nga na, per me zgjidhe kete”, tha Mushkolaj per deklaraten e Mustafes, mbas konkluzioneve negative per liberalizimin e vizave per Kosoven.

Mushkolaj tha se nuk ka qeverisje te Mustafes, veç vazhdimesi e qeverisjes Thaçi.

E ‘revolten’ e qeveritareve mbas konkluzioneve negative, Mushkolaj e quejti “loje te felliqun”, tue shtue se ata tash po e bajne kete per me i arsyetue deshtimet e tyne ne kete proces.

Ne pyetjen se deshtimi n’UNESCO, pergjegjesi e kujt asht, Mushkolaj tha se me qene se Thaçi e ka pervetesue çashtjen veç per veti, edhe deshtimi i takon atij.

https://www.youtube.com/watch?v=vp3QwtVItLo

Leave a Reply

Your email address will not be published.