Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në Zona e Debatit ka komentuar veprimet e opozitës dhe zhvillimet e fundit në vend.
Musliu ka thënë se për dallim nga opozita ajo nuk do të shkonte kurrë në Kuvend nëse do t’i cënonte institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Asnjëherë nuk kam bërë diçka që cënon të drejtën qytetare. Prandaj nuk kam frikë nga askush”.
“Mua nuk më vret asnjëherë ndërgjeja për veprimet e mia në Kuvend. Në momentin që do të kem frikë nga qytetarët nuk do të pranoj të dal më në Parlamentin e Kosovës”.
Sipas saj veprimet e opozitës tregojnë se qëllimi është marrja e pushtetit me dhunë, jo rrëzimi i marrëveshjeve.
“Mua më gëzon fakti që qytetarët në masë të madhe nuk i përkrahin veprimet që cënojnë institucionet e vendit”.
“Qëllimi i opozitës është marrja e pushtetit me dhunë”.
“Të gjitha këto problem vijnë nga koalicioni VLAN”.
“Kur po i shoh veprimet e opozitës tash e vlerësoj Isa Mustafën që i ka braktisur”.