Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e bindur se demarkacioni do të përfundojë sot. Ajo ka thënë se gjithçka është nën kontroll, raporton lajmi.net.
“Do të qëndrojmë deri sa të përfundojë si proces dhe ka me përfundu sot, gjithçka është nën kontroll, jemi mësu me skena të tilla, e rëndësishme është që votat janë dhe demarkacioni do të kalojë sot.
Nuk mund ta specifikojë se si do të shkojë seanca, kryesia e vendos. Akte të tilla vandale nuk na kanë hije. Nga këtu do të shkojë direkt në PK të bëj denoncim për vjedhje të karteles, për ma keq ato janë jashtë kuvendit të Kosovës. E paralajmërova Liburn Aliun, se do ta denoncojë”, ka thënë Musliu.
Ajo ka shtuar se të gjithë koalicionit ia kanë marrë kartelat.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.