Pas largimit nga puna të Shqipe Jashari, vajzës së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, ka reaguar deputetja, Ganimete Musliu.
Deputetja nga Drenica, që vjen nga radhët e PDK-së në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se mënyra e largimit të Jasharit nga puna duhet të hetohet nga organet kompetente. Ajo ka thënë se anëtarët e familjes Jashari duhet te gëzojnë te gjitha kushte për të bërë një jetë të dinjitetshme.
Zëri: Vajza e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, është detyruar të japë dorëheqje nga PTK-ja, siç ka thënë ajo, për shkak të presione dhe fyerjeve nga ana e drejtorit menaxhues Agron Mustafa. Si e komentoni ju një vendim të tillë, si përfaqësuese e Drenicës në Kuvendin e Kosovës?
Musliu: Për fat te keq, ne Kosovë, trajtimi i gruas në vendin e punës nuk është në nivelin e duhur në përgjithësi. Dhe kur një keqtrajtim i tille ndodhe me vajzën atij qe është simbol vetëflijimi, besoj se fjalët janë te tepërta. Natyrisht, unë nuk kam informatat se çka ka ndodhur, por duke u nisur gjithmonë nga ato informata te cilat janë bërë publike, nëse një grua detyrohet të largohet nga vendi i punës, dhe këtë e raporton publikisht, mendoj se aty duhet te hetohet se çka në të vërtetë ka ndodhur dhe këto dukuri te penalizohen me ligj.
Zëri: A do të duhej edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, të merret me këtë çështje, pasi që siç ka deklaruar Jashari, emërimi i drejtorit të Burimeve Njerëzore është bërë në mënyrë të paligjshme?
Musliu: Akuzat e Shqipe Jashari, e cila jam e bindur se nuk e ka pasur aspak te lehte të dale publikisht me këto gjera, duhet te hetohen dhe shqyrtohen brenda atij Institucioni ku kanë ndodhur me akteret pjesëmarrës dhe nëse vërtetohet se kishte shkelje ligji te njëjtat te delegohen tek organet përkatëse.
Zëri: A do ta ngreheni edhe në Parlamentin e Kosovës dorëheqjen e Shqipe Adem Jashari nga një kompani publike ?
Musliu: Ndoshta ky do të ishte një rast shume i mire qe të na thërras në ndërgjegje dhe të bëjmë gjithçka çka është e mundur që gruaja të jetë e mbrojtur ne vendin e punës. Rasti i Shqipe Jasharit është edhe me i ndjeshëm kur kemi parasysh historinë e saj. Ne çdo vend te botes rastet e tilla ndihmohen dhe mbrohen ndërsa te ne, vjen puna deri aty sa qe të detyrohet te largohet nga puna. Kjo tregon edhe njëherë se kemi ende shume pune përpara dhe me gjithë dinamiken e ngjarjeve, mirëqenia dhe dinjiteti i qytetareve tone nuk duhet te lihet asnjëherë dhe për asnjë moment anash.
Zëri: A mendoni se edhe zyrtarë të lartë në PDK e kanë përkrahur Agron Mustafën në raport me Shqipe Jasharin?
Musliu: Ne këtë rast nuk dua te paragjykoj askënd, por për te mënjanuar çdo keqkuptim apo keqinterpretim duhet qe rasti te rishikohet. Për mua çdo anëtar i Familjes se Komandantit legjendar duhet te gëzoj te gjitha kushte për të bërë një jetë të dinjitetshme dhe e kam thënë edhe më herët se familja e ngushtë e Komandantit Legjendar Adem Jashari meriton te mbrohet me ligj të veçantë