Kryeministri Isa Mustafa thotë se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe do të zbatohet nga Qeveria e Kosovës.
“Marrëveshja për Asociacion është në Gjykatën Kushtetuese dhe do të jap vlerësimin e vetë. Në zotohemi si Qeveri dhe unë si Kryeministër që ne do të zbatojmë çdo mendim dhe çdo vendim që jep Gjykata Kushtetuese”, tha Mustafa në emisionin Click në RTV21.