Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, ka prezantuar punën të cilën e ka bërë në sferën e kulturës gjatë qeverisjes aktuale, si dhe ka premtuar që do të krijoj hapësira më të mëdha ku artistët do të mund t’i realizojnë idetë dhe krijimtarinë e tyre.
Ai ka thënë se për vitin 2012– 2013 projektet e subvencionuara nga Komuna për kulturë kanë arritur vlerën e 769.223. Mustafa, ka thënë se kanë ndërtuar bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, Xhaminë e Çarshisë, restaurimin e Hamamit të qytetit etj.
Mustafa, gjatë fushatës së tij ka pasur të ftuar edhe artistë të fushave të ndryshme. Ai ka shpalosur edhe projektet të cilat do të realizohen në vitin 2014, duke premtuar se do të krijoj hapësira më të mëdha ku artistët do të mund t’i realizojnë idetë dhe krijimtarinë e tyre.
“Do ta ndërtojmë një teatër të ri, për arsye se ky teatër ka dhënë më së shumti shfaqje se teatrot e Kosovës dhe kemi një staf shumë të angazhuar dhe kreativ, kemi menduar ta ndërtojmë muzeun e Eksodit , ku do t’i ekspozojmë gjitha fotografitë, gjësendet që e shënojnë periudhën e viteve të 99, ne kemi menduar që ta bëjmë afër stacionit të trenit pasi që njerëzit janë bartë me tren e vagonë “, ka theksuar Mustafa.