Lajmet e fundit

Mustafa: Duhet ndërhyrja e presidentes

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa mendon se ka ardhur koha që presidentja Atifete Jahjaga të ftojë edhe një takim me spektrin politik në Kosovë.

Sipas Mustafës një gjë e tillë është jashtëzakonisht e nevojshme për shkak të situatës politike në vend e cila është acaruar tej mase nga mosmarrëveshjet në mes pozitës dhe opozitës për shkak të marrëveshjeve që qeveria ka lidhur me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Pozita e marrëdhënieve opozitë-pozitë në Parlamentin e Kosovës, ka sjellë tani në pah një acarim të shtuar. Presidentja e Republikës së Kosovës duhet që me urgjencë të iniciojë një takim me krerët institucionalë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Presidentja duhet t’i prijë procesit të ndërtimit të një strategjie te re në komunikim institucional në funksion të evitimit të degradimit të mëtutjeshëm. Presidentja e Kosovës, më mbështetjen e miqve tonë, duhet dhe mundet të ndërtoj baza për mirësjellje politike dhe rikthim bashkëpunimi në mes të pozitës dhe opozitës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.