Kryeministri formal dhe aktuali vendit, gjatë fushatës elektorale kishte dhënë fjalë shumë të forta për çkapjen e shtetit, mirëpo me të ardhë në krye të Qeverisë ai ia ka kaluar Hashim Thaçi për kapje dhe politizim të institucioneve.
Ndonëse propozimi që kabineti i tij qeveritar i kishte bërë Kuvendit për anëtarë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit , ishte bërë në kundërshtim me Ligjin, për faktin se në Bord parashiheshin të ishin 5 vendor e 3 ndërkombëtarë, për më tepër koalicioni PDK- LDK i dërgoi militantët në këtë bord.
Gazeta Blic ka marrë vesh se shumica e këtyre antërëve të Bordit janë të afërt me partitë në pushtet. Kryesuesi i këtij bordi, Petrit Gashi sipas burimeve të Gazetës Blic është i afërt me LDK-në, dhe me deputetin e kësaj partie, Muhamet Mustafën, i cili është ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Isa Mustafa. Anëtarja Hasime Mazreku- Krasniqi është anëtare e PDK-së.
Ajo në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës ishte deputete nga radhët e partisë më të madhe në vend. PDK siç merr vesh Gazeta Blic e ka përkrahur edhe Skender Komonin, i cili ishte edhe më herët pjesë e Bordit të AKP-së. Mirëpo, as LDK nuk ka mbetur keq në sisteminin e militantëve të saj partiak.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, LDK ndërkaq e ka mbështetur anëtarin tjetër të Bordit Hami Jaham i cili është e afërt me Partinë e Isa Mustafës dhe mbështetje kishte nga Agim Veliu.
Në vazhdim po ju sjellim deklaratën që e kishte dhënë Isa Mustafa gjatë fushatës për zgjedhjete kaluara, ku flet për kapjen e shtetit.