Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, janë ftuar në Bruksel në një darkë joformale, ku do të flasin për përparimin e arritur në dialog deri tani. Në prani edhe të Frederica Mogherini, ata do të flasin edhe për hapat e mëtejmë.
Darka është rezervuar për mbrëmjen e 13 tetorit, raporton Koha.net.
FoNet shkruan se zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar sot se kryeministri i Serbisë dhe i Kosovës Aleksandar Vuçiqi dhe Isa Mustafa janë ftuar në Bruksel në mbrëmje joformale me përfaqësuesen e lartë Federika Mogerinin.
“Gjatë mbrëmjes joformale do të shqyrtohet përparimi i realizuar në dialog dhe hapat e mëtejmë, është kumtuar sot nga Komisioni Evropian”, raporton kjo agjenci.