Lajmet e fundit

Mustafa e Vuçiq, nesër takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, së bashku me përfaqësuesen e BE-së , Federica Mogherini do të realizojnë një takim jo formal në Bruksel.

Udhëtimin drejt Brukselit për ditën e nesërme e ka konfirmuar për Tanjug Zyra e kryeministrit serb Alekandar Vuçiq .
Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, në darkën e punës në mes Vuçiqit dhe Mustafës, temë e diskutimit do të jetë progresi i deritanishëm i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe hapat e ardhshëm në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.

E Vuçiq gjatë ditës së sotme shpjegoi se tema e diskutimit nuk ka të bëjë me Kapitullin 35, që ka të bëjë me çështjen siç ka thënë ai Kosovës dhe Metohisë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, ai do të shkojë në Bruksel, në mënyrë që të mos ketë interpretime se Serbia nuk është e gatshme për të biseduar.

Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, të premten u bëri thirrje Vuçiçit dhe Mustafës për një darkë joformale të punës, por se sipas burimeve diplomatike në Bruksel, ky takim do të sherbejë që të dy kryeministrat të zgjedhin kontestet në lidhje me çështje të caktuara të që është formimi i komunave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.