Lajmet e fundit

Mustafa: Është një ditë e madhe për ne

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit për Termocentralin “Kosova e Re” ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Kompanisë “Contour Global”.

Para të pranishmëve, ai tha se ky projekt është ndër investimet më të mëdha të cilat janë zhvilluar në Kosovë.

“Është një ditë shumë e madhe për ne. Një ditë, në të cilën ne po fillojmë me një investim tepër të rëndësishëm për Kosovën, i cili do të siguroj resurse për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës’

“Është ndër investimet më të mëdha të cilat janë zhvilluar në Kosovë dhe fakti që ne këtë investim po e bëjmë me investitorë privat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka domethënien e vetë të veçantë, sepse është fjala për besimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe investitorëve privat në rrethinën ekonomike të Kosovës”

” Është fjala për ndryshimin e strukturës ekonomike, sepse me këtë ne po i rrisim investimet private në Kosovë të cilat janë domethënëse në pikëpamje të strategjisë të zhvillimit ekonomik dhe orientimeve tona në zhvillim në të ardhmen”, tha kryeministri Mustafa, duke bërë të ditur se në këtë projekt është punuar tash e një vit dhe në të është angazhuar veçmas ministri Stavileci dhe grupi koordinues nga ministritë përkatëse” ka thënë kreu i ezkekutivit kosovar, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.