Lajmet e fundit

Mustafa flet për Rrahman Morinën

Kryeministri Isa Mustafa thotë se me Rrahman Morinën është takuar vetëm tre herë në jetë, e në dy të fundit thotë se nuk kaluan aspak mirë

I pyetur në emisionin Komiteti se ka qenë ministër i tij, Mustafa shpjegoi se në vitet e ‘80 ka qenë kryeshef i këshillit ekzekutiv të Prishtinës si dhe drejtor i Entit për Zhvillim të Kosovës.

Sipas tij, kjo e fundit është marr me projekte dhe analiza zhvillimore, dhe nuk ka pas kompetenca ekzekutive por me kompetenca zhvillimore, ekonomike.

“Tri herë e kam taku Rrahman morinën, një herë kur kam qenë asistent në Fakultet. Pastaj e kam taku edhe dy herë të tjera ai kryetar i Këshillit dhe kemi kalu shumë keq, për shkak se në atë kohë kompetencat kanë qenë të ndara e më akuzonin që nuk po i zbatoj rregullat”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.