Lajmet e fundit
Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me rastin e votimit në Shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka thënë të dielën se deri më tani procesi zgjedhor në Kosovë është në përgjithësi i rregullt dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre politik.

“Na gëzon fakti që qytetarët po dalin në votime dhe unë i ftoj të gjithë ata që të dalin dhe të votojmë sipas vullnetit të tyre, të votojnë për Kosovën, të votojnë për integrimet tona evropiane dhe të tregojnë se ne jemi një shtet demokratik”, ka thënë kryetari Mustafa.

Ai ka shtuar se ne jemi qytetarë që e respektojmë votën e lirë të njerëzve dhe se rezultatet e votimeve janë ato që legjitimojnë vullnetin e lirë të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.