Lajmet e fundit

Mustafa: I kemi votat e mjaftueshme që Hashim Thaçin ta bëjmë president

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shprehet i bindur, se koalicioni qeverisës PDK-LDK ka votat e mjaftueshme që Hashim Thaçi të bëhet President.

Në emisionin Click në TV 21, Mustafa tha se LDK do të respektojë marrëveshjen e koalicionit, në të cilën thuhet se Thaçi do të bëhet president.
“I kemi votat e mjaftueshme që të zgjidhet president dhe ne si LDK do ta respektojmë marrëveshjen”.
Duke iu referuar deputetëve të LDK-së Mustafa tha se “janë dy-tre deputetë të cilët që nga fillimi janë pozicionuar kundër koalicionit, por mendoj se kjo nuk do të paraqes problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.