Isa Mustafa është shfaqur më i sigurt se kurrë se mandatin e tij si kryeministër do ta çojë deri në 2018-ën, raporton KTV.
Për të opsion nuk janë as dorëheqja e as zgjedhjet e parakohshme, ndërsa, sipas tij, dorëheqje duhet të japë opozita, nga dhuna e gazi lotsjellës.
Kryeministri nuk po i frikësohet as protestës së 9 janarit, që nga opozita po shihet si fundi i qeverisë së tij.
Në konferencën e fundit të vitit, Mustafa po aq sa është marrë me sukseset e qeverisë së tij, është marrë edhe me opozitën dhe bllokadën që po i bëjnë të tria partitë jetës institucionale.
Mustafa tha se me veprime të dhunshme opozitarët shkatërruan pronën publike, lënduan policë e qytetarë e sulmuan anëtarë të qeverisë.
Kryeministri ende nuk e di datën se kur do të udhëtojë në Bruksel, për takimin e radhës me homologun e tij serb, sepse thotë se kjo është e lidhur me liberalizimin e vizave, transmeton Koha.net.
Kur është pyetur se çfarë do të bëjë qeveria që ta plotësojë kriterin kryesor për liberalizim, që është kapja e peshqve të mëdhenj, ai tha se qeveria nuk është për të arrestuar njerëz, me këto çështje duhet të merren organet e drejtësisë.
Kryeministri ka përmendur një për një zhvillimin në shumë fusha në këtë njëvjeçar, por është i vetëdijshëm që kanë bërë më pak se që kanë pritur qytetarët. Pret që në 2016-ën Kosova të bëhet me ushtri, e qytetarët të lëvizin pa viza në Evropë.
Numri një i qeverisë ka thënë se kabineti i tij, krahas rrethanave, ka përmbushur me sukses misionin. Tha se është treguar lidership sepse janë marrë me vendime të mëdha dhe kjo nuk ka qenë çështje e lehtë. Megjithatë, Mustafa e pranon se edhe me partnerin e tij të koalicionin nuk i kanë shkuar punët va