Në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa foli për të arriturat gjatë takimeve me persona të rëndësishëm në Bruksel, në vizitën e fundit të tij, njofton Klan Kosova.
Ai tha se pret lajme të mira, që më në fund qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm pa viza në vitin 2016.
Po ashtu në këtë takim, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, njoftoi se është arritur marrëveshja me kompaninë Global dhe Bankën Botërore, që më 2017 të fillojë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.
Ky projekt, do të kushtojë një miliard euro, por as një cent nuk do të jepet nga Qeveria e vendit.
Sipas Stavilecit “Kosova e Re” do të finalizohet pas pesë vjetësh.
Nga nëntë pika sa kishin propozuar vetë t’i diskutonin në këtë mbledhje, u diskutuan vetëm pesë prej tyre.