Kryeministri Isa Mustafa thotë se ka zgjidhje për të dalë nga situata e krijuar në Kosovë.
Në emisionin “New Bugajski Hour” në RTK 1, ai ka thënë se do të pritet komisioni ndërkombëtar që do jap vlerësimin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Mustafa ka thënë se komisioni do të bashkëpunojë me pozitën dhe opozitën dhe do të trajtojë çdo detaj për demarkacionin.
“Një komision ndërkombëtar do të mblidhte të gjitha argumentet. Do të jepte vlerësimet për vijën me Malin e Zi. Do të trajtonte argumentet dhe do të jepte vlerëismet se a ka qenë gjithçka në rregull apo diçka duhet të korrigjohet në këtë pikëpamje”, ka thënë Mustafa.
Ai ka përsëritur se Mali i Zi është i gatshëm për dialog me Kosovën, nëse kërkohet një gjë e tillë.
“Ne për këtë kemi përkrahje edhe nga kryeministri Djukanovic, ata janë të interesuar të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të gjitha problemet t’i zgjidhim nëpërmjet dialogut”, ka thënë ai.