Kryeministri Isa Mustafa thotë se kufiri i Mitrovicës është i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit. Nëpërmjet Facebbok, Mustafa kështu i është përgjigju opozitës, që deklaroi se kufiri i Mitrovicës po copëtohet përsëri dhe po afrohet deri tek Ura e Ibrit.
“Opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut. Çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër. Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016. IM”, shkruan Mustafa në Facebook.