Investime e huaja direkte në Kosovë ishte temë diskutimi në një tryezë të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Seksionin e Shkencave Shoqërore, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.
Kryeministri Mustafa tha se në këtë tryezë se investimet do të trajtohen në disa aspekte. Ai tha se tranzicioni mes tjerash ka mundësuar liberalizimin e tregut. Sipas tij, për shkak të këtij liberalizimi kanë ndodhur ndryshimet në tregje qe jo çdoherë kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa, deputeti Muhamet Mustafaka folur për atë se sa investimet e huaja direkte kanë ndikuar në riindustrializim.
Ai tha se ka një ulje të investimeve që nga viti 2017 deri në vitin 2014, kurse në këtë vit ka një rritje të investimeve të huaja.