Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministrat Avdullah Hoti, Ferid Agani dhe Haki Demolli, vizituan sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Jemi këtu t’i urojmë myftiut dhe gjithë besimtarëve. Gëzohemi për një festë të përbashkët e cila ndërlidhet me paqen me sakrificën dhe me besimin që t’i ndihmojmë njëri tjetrit, të punojmë bashkë, t’i çojmë proceset tona përpara dhe t’i kontribuojmë vendit”, tha Mustafa.
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi gjithashtu uroi të gjithë për këtë festë.
“Këtë ditë po e shfrytëzoj për t’i uruar gjithë qytetarët. Urimet më të mira për një jetë me paqe dhe me të mira”, porositi Krasniqi./KosovaPress/