Lajmet e fundit

Mustafa merr përkrahjen e LDK’së së Pejës

Kryeministri Isa Mustafa sot ka marr një mbështetjet për punën e tij në Qeverie edhe nga deja e LDK’së në Pejë.

Drejtues të kësaj dege kanë thënë se Mustafa është duke punuar mirë në kryet te ekzekutivit. Derisa, vetë Mustafa ka thënë së Kjo që po shihet dhe po dëgjohet këtu dëshmon se LDK-ja është parti model për mënyrën se si e kultivon demokracinë brenda partisë.

Ky është njoftimi i plotë i LDK’së

Në kuadër të fuqizimit më të madh të anëtarësisë, të Forumit të Gruas dhe Rinisë në realizimin e programit politik dhe në reformat partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sot në Pejë u zhvillua një takim i gjerë me degët e LDK-së në rajonin e Pejës, ku përveç Pejës, bëjnë pjesë edhe Istogu, Klina, Deçani dhe Juniku. Në këtë takim masiv, ku morën pjesë dhjetëra anëtarë të strukturave të degëve të LDK-së nga rajoni i Pejës, mori pjesë edhe kryetari i LDK-së, që njëkohësisht është edhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me zyrtarë të tjerë të lartë të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe përfaqësues të komisionit statutar.

Në pjesën e parë të këtij takimi u zhvilluan diskutime dhe u prezantuan propozime për ndryshime statutare që kishin të bëjnë kryesisht me funksionimin e forumeve në parti, mënyrës së zgjedhjes së kryetarit, organizimit të diasporës, strukturimin e kryesive etj. Pjesëmarrësit prezantuan disa propozime dhe patën qasje konstruktive si dhe kërkuan që ndryshimet të bëhen në dobi të rritjes së demokracisë brenda LDK-së. Kryetari Isa Mustafa i mirëpriti propozimet e bëra dhe i vlerësoi lartë të gjithë ata që prezantuan propozimet e tyre.

“Kjo që po shohim dhe po dëgjojmë sot këtu dëshmon se LDK-ja është parti model për mënyrën se si e kultivon demokracinë brenda partisë. Propozimet që po prezantohen këtu tregojnë për seriozitetin e partisë sepse po vërehet se propozimet e delegatëve janë të studiuara dhe të përgatitura shumë mirë para se të vijnë këtu”, u shpreh Akademik Mustafa, duke i ftuar të gjitha strukturat dhe veprimtarët e partisë që të jenë aktivë në zhvillimet e partisë, të komunikojnë me strukturat e partisë dhe të krijojnë mundësi dhe hapësirë për ardhje të reja.

Gjithashtu, në këtë tubim kryetari Mustafa foli edhe për sfidat politike dhe ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi. Kryetari Isa Mustafa dha sqarime deri në detaje rreth çështjes së themelimit të asociacionit dhe demarkacionit duke paraqitur fakte dhe argumente rreth veprimeve të Qeverisë.

Ai ftoi të gjithë që të kenë besim te puna e Qeverisë, duke treguar se këto procese po zhvillohen në tërësi në respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, siç u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i vendit, Akademik Isa Mustafa, i njoftoi të pranishmit e shumtë në të këtë takim masiv lidhur me situatën dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Në këtë aspekt, kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime evropian si dhe për fuqizimin e mëtejmë të partneritetit me vendet partnere, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarët e strukturave të LDK-së në rajonin e Pejës, ofruan përkrahje të fuqishme për qasjen dhe punën e Qeverisë së Kosovës si dhe përkushtimin e saj për zhvillimin e gjithanshëm të vendit. Gjatë takimit u bisedua edhe për nevojën e stabilitetit institucional si dhe për qasjen që situata aktuale të tejkalohet përmes dialogut pa kushte në Kuvendin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.