Kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar kabinetin e tij qeveritar duke thënë se ministrat po shëtisin shumë nëpër botë dhe se po mungojnë shumë shpesh në mbledhjet e Qeverisë.
Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka shtuar se jo të gjithë mund të bëhen si Ministria e Jashtme dhe për këtë arsye duhet të ketë angazhim më të madh në punën e kabinetit.
Pos tjerash kreu i ekzekutivit deklaroi se kanë bërë gabime duke i heshtur në shumë raste sukseset e Qeverisë derisa ka shtuar se vitin e ardhshëm është e mundur që buxheti i shtetit të bëhet 2 miliardë euro, njofton Klan Kosova.