Lajmet e fundit

Mustafa në takim me Forumin e Gruas së LDK-së

Forumi i Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur punëtorinë për draft dokumentin për ndryshime Statutore dhe Platformën e Forumit të Gruas së LDK-së.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryeministri i Kosovës njëherësh lideri i kësaj partie, Isa Mustafa, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri si dhe Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirije Kajtazi.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me pozitën e këtij forumi në parti si dhe përfshirjen e përqindjes në strukturat e partisë sipas Ligjit për Barazi Gjinore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.