Lajmet e fundit

Mustafa: Nesër nënshkruajmë MSA-në në Strasburg

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë takimit të Forumit të Nivelit të Lartë, ka bërë të ditur se të martën në Strasburg, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Me këtë rast, Mustafa tha se ky është fillimi i një rruge të gjatë, por të pa alternativë , që do të bëhet për t’iu ofruar Bashkimit Evropian.

“Një rrugë për të cilën ne nuk kemi alternativë tjetër, sepse kjo alternativë është përkrahur dhe përqafuar nga qytetarët tanë dhe nga gjithë miqtë tanë ”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

Duke folur për progresin në Kosovë, kryeministri tha se kjo është arritur falë bashkëpunimit dhe ndihmës së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, është një Marrëveshje tepër e rëndësishme për ne, sepse hap dyert tona që ne të kemi marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe të kemi një cilësi krejt tjetër të bashkëpunimit ekonomik me vendet e Bashkimit Evropian”, tha Mustafa.

Ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me reformat dhe për një perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.