Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e fundvitit për media ka folur edhe për funksionim e koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Mustafa ka thënë se kundërshtime dhe mendime të ndryshme ka edhe brenda vetë partive për çështje të ndryshme, e po ashtu edhe në koalicionin PDK-LDK.
Ai ka thënë se në koalicion qeverisës të dy partive më të mëdha në vend nuk është gjithçka në rregull, por që partneriteti do të vazhdojë deri në fund të mandatit, pasi koalicioni është stabil, transmeton KOSOVANEWS.
“Edhe në këtë koalicion nuk mund të them se ç’do gjë po shkon më së miri, sepse ka mendime të ndryshme, ka orientime të ndryshme, ka qasje të ndryshme në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”.
“Por, mund të them se koalicioni ka qenë shumë stabil, kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte se për atë qe jemi marr vesh në asnjë rast nuk kemi dështuar dhe jam i sigurt se nuk do të dështojmë as në të ardhmen”.
“Jam i bindur së është krijuar një bazë e mirë që koalicioni të veprojë në mënyrë normale edhe për vitet e ardhshme, deri ë vitin 2018”, ka thënë Mustafa.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me 20 nëntor të vitit 2014, në takim me president e vednit Atifete Jahjaga./KOSOVANEWS