Lajmet e fundit

Mustafa nuk ka marrë ftesë për dialog (Video)

Kryeministri Isa Musfata ende nuk ka marrë ftesë zyrtare nga Bashkimi Evropian për takimin e radhës në nivel kryeministrash në Bruksel.

Madje nga zyra e Kryeministrit nuk e dinë nëse do të mbahet ndonjë takim në janar. Valon Murtezaj, këshilltar i kryeministrit ka thënë se në këtë periudhë kryeministri Isa Mustafa është plotësisht i angazhuar në procesin e liberalizimit të vizave.

Edhe vetë kryeministri në konferencën e fundit për vitin 2015 ka thënë se nuk e di se kur do të shkojë në Bruksel. Madje si ditë më parë kishte deklaruar se nuk do të udhëtonte në as një vend nëse nuk do të ketë liberalizim vizash për qytetarët e vendit.

Por Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur gjatë të martës për mediat në Serbi se takimet e ardhshme në Bruksel pritet të fillojnë në fund të janarit.

Edhe Bashkimi Evropian është i vendosur në vazhdim të dialogut. Maja Kociançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian ka shtuar se dialogu do të vazhdojë ngase të dyja palët janë zotuar për të.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni në video: https://www.youtube.com/watch?v=D9K4RsmJFkU

Leave a Reply

Your email address will not be published.