Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në ceremoninë e inaguarimit të linjës interkonektuse 400 kilovat deri në kufirin me Shqipërinë e ka cilësuar projektin si shumë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Këtë ai e ka bazuar mbi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve energjetike si faktor shumë i rëndësishëm për përparimin e shteteve,njofton Klan Kosova.
Nga ana e tij ministri i Zhvillimit Ekonomik,Blerand Stavileci, linjën intekonjektuse me Shqipërinë e ka renditur si një nga projektet më rëndësishme në aspektin ekonomik të viteve të fundit në Kosovë.
Kurse, Ilir Bejtja, zëvendësministër i Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë ka lavdëruar punën e bërë nga ministria e zhvillimit ekonomik të Kosovës,nga Kostti dhe implementuesi i projektit si edhe zyrtarët kosovarë. Ai e ka përmendur rëndësinë që ka ndërtimi i kësaj linje për bashkëpunimin energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.


