Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se pret nga AAK dhe Nisma të reflektojnë.
Këto komente Mustafa i ka bërë në intervistën dhënë për RTK.
“Në bazë arsye të shëndoshë do të duhej që opozita të reflektonte. Unë mendoj se asnjë arsye që AAK dhe Nisma nuk kanë që të këmbëngulin. AAK në radhë të parë e ka dëshmuar veten se është parti shtet-formuese, i ka miratuar këto parime në vitin 2013. Njerëzit brenda Nismës kanë qenë më parë në PDK. Janë dy parti që kanë qenë gjithmonë pjesë e proceseve shtet formuese. VV-ja nnuk ka qenë, ata kanë bërë opozitën”.
“Sa i përket AAK-së dhe Nismës do të duhej që të reflektoheni por unë shoh se edhe VV duhet të ulet dhe ti sheh këto argumente dhe mos të përdor dhunën si instrument të zgjidhjes”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka mohuar po ashtu mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës pas Vitit të Ri, duke thënë se kanë numra të mjaftueshëm.