Lajmet e fundit

Mustafa refuzon takimin me Jahjagën

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, i ka ftuar sot, për në orën 9:45, në një takim të përbashkët, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryeministrin Isa Mustafa, por ky i fundit nuk ka shkruar në takim.
“Epoka e re” nga burimet e saj brenda Presidencës ka marrë vesh se kryetari i Kuvendit është i është përgjigjur ftesës së presidentes dhe ka shkuar me kohë në takim, por kryeministri Isa Mustafa nuk ka shkuar, duke e lënë të presë presidenten Jahjaga. “Kryetari Veseli ka ardhur me kohë, por ai  (kryeministri) nuk i është përgjigjur ftesës”, ka thënë ky burim brenda kabinetit të Presidencës.
Gjithashtu, presidentja Jahjaga në orën 10:45 do të mbajë një konferencë për medie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.