Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka thënë se opozita nuk ka nevojë të zhvilloj politika të monologut.
Sipas Mustafës, çfarë kërkojnë serbet e Mitrovicës së Veriut është dëshirë e tyre, por kufiri ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës është dhe mbetet ai i përcaktuar me Pakon e Ahtisarit e jo në lumin Ibër.
“Nesër pritet që BE do të fillojë punimet në urë, kurse ajo do të lëshohet në qarkullim në fund të muajit qershor 2016”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Zëri/