Lajmet e fundit

Mustafa: Situata duhet të përmirësohet me ndërhyrjen e Presidentes

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka ardhur në përfundim se situata ku ndodhemi, është mirë të  zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e Presidentes, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se na duhet besim në institucione, dhe është shprehur optimist, duke thënë se beson në shtetin.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

NORMALIZIMI I SHTETIT..!!

Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shëndrrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit, duke mosë mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.
Situata politike në vend, është mirë të përmirsohet me ndërhyrjen e Presidentës, pa ardhur deri te nevoja e ndoj ndërhyrje shtesë…
Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat e vendit besoj ka prodhuar liderë që dinë ta bëjnë detyrën e vetë edhe pa ndëryrje nga jashtë.
Unë besoj në Shtetin tonë…

Leave a Reply

Your email address will not be published.